Haradinaj: S’ka marrëveshje të keqe në Uashington

Haradinaj: S’ka marrëveshje të keqe në Uashington

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova në Uashington duhet të shkojë me kërkesë të qartë për njohje.

Ish-kryeministri vlerëson lartë ftesën që Kosovës i është bërë nga emisari i Donald Trump-it për dialogun, Richard Grenell, për të diskutuar me Serbinë në prani të diplomatit amerikan, për ketë Hardinaj  kërkon vetëm njohje.

“S’ka Uashingtoni marrëveshje të keqe, ne mund të bëjmë gabime si Kosovë, si në të kaluarën, por s’kemi arsye të shqetësohemi nga Uashingtoni” ka deklaruar Haradinaj për indeksonline.

Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale, sipas tij mjafton të dënohet një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të dëmtohet Kosova. /Insajderi.com