Haradinaj sot niset për në Hagë

Haradinaj sot niset për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj sot do të niset për në Hagë. Atje ai pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Ftesën për t’u paraqitur në Hagë për intervistim Haradinaj e ka marrë të premtën.

Për këtë, Haradinaj po atë ditë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të vendit.

Ai tha se nuk dëshiron të shkojë në Hagë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj do të intervistohet si i dyshuar.