Haradinaj: Specialja prishje e imazhit për Kosovën

Haradinaj: Specialja prishje e imazhit për Kosovën

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth akuzave dhe procesit gjyqësor që po e zhvillon Gjykata Speciale ndaj ish komandantëve të UÇK-së, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Rubikon ka thënë se Kosovës i shkaktuar dëm i madh në imazh nga Gjykata Speciale.

Sipas Haradinjat fakti se për vendet e largëta që s’njohin realitetin në Ballkan kur të lexojnë lajme të tilla do të krijojnë një bindje të keqe për Kosovën, dhe kjo është prishje e imazhit.

Tutje Haradinaj ka thënë se ky proces i dëmshëm, mund të çojë edhe në pasoja edhe më të rënda për vendin, e ku një nga to është heqja e njohjeve për shtetësinë e Kosovës.

“Është rrezik me na e heq njohjen ndonjë vend i vogël e i largët kur lexon se presidenti i vendit gjykohet për krime lufte. Kosova është shndërruar në monstrum”.

Ai në fund gjithashtu ka rikujtuar se ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale./Insajderi.com