Haradinaj-Stublla: Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Haradinaj-Stublla: Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradina-Stublla, përmes një video-mesazhi ka uruar presidentin e ri amerikan, Joe Biden, teksa ka thënë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme, njofton Insajderi.

Ajo është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pjesë e secilës arritje e moment historik të Kosovës dhe popullit të saj.

“Presidentët amerikanë kanë qenë historikisht mbështetës të pazëvendësueshëm për Kosovën e miq të mëdhenj të popullit tonë. Duke qenë afër nesh në kohërat më të vështirë, e duke u gëzuar bashkë me ne në ditët tona më të mira. Në vitin 92′, Presidenti Bush ishte ndër të parët që i doli në mbrojtje popullit tonë të Kosovës, duke ia treguar vijat e kuqe Millosheviqit.

Gjatë administratës së Presidentit Obama, Kosova fitoi pjesën më të madhe të njohjeve. Viti 2018 ishte vit kur Presidenti Trump i tha PO ushtrisë së Kosovës. Amerika e po ashtu Presidenti i ri Biden janë mishërim i Kosovës së pavarur dhe sovrane”, ka thënë ndër të tjera ministrja Haradinaj-Stublla./Insajderi.com