Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka krahasuar rastin e saj për akuza të blerjes së votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat u bënë shkak që ajo të dorëhiqet nga kjo pozitë, me rastin “Drejfus”, njofton Insajderi.
Reagimi i Haradinaj-Stubllës vjen pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim të votave në disa vendvotim, ku pas publikimit të rezultatit final, ajo mbeti jashtë Kuvendit të Kosovës.
“Aferë e stilit Alfred Dreyfus!”, ka shkruar ajo në Tëitter.
Rasti “Drejfus” ishte një skandal politik që ndau Republikën e Tretë Franceze nga 1894 deri më 1906-ën. Më 1894-ën, kapiteni Alfred Dreyfus u dënua për tradhti. Dreyfus ishte oficer artilerie franceze alsate 35 vjeçar me origjinë hebraike. Ai u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën për komunikim të sekreteve ushtarake franceze në Ambasadën Gjermane në Paris dhe u burgos në “Ishullin e Djallit” në Guianën Franceze, ku kaloi gati pesë vjet heqje lirie.
Më 1896-ën, përmes një hetimi të nxitur nga Georges Picquart, kreu i kundër-spiunazhit, identifikoi si fajtor një major të Ushtrisë Franceze me emrin Ferdinand Ëalsin Esterhazy./Insajderi.com