Kosova është rreshtuar përkrah vendeve solidare për t’i dalë në ndihmë Kroacisë pas tërmeteve të fundit që shkatërruan këtë vend.
Qeveria e Kosovës ka mbështetur kërkesën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, për të ndarë nga buxheti i kësaj ministrie shumën prej 100,000 euro në mbështetje të vendit dhe popullit kroat.
Me këtë rast, Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në Facebook shkroi:
“Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe i janë gjendur pranë njëra tjetrës në momentet më të vështira nëpër të cilat kanë kaluar”./Insajderi.com