Haradinaj-Stublla: Kosova është e gatshme për dialog me epilog

Haradinaj-Stublla: Kosova është e gatshme për dialog me epilog

Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë në afat sa më të shkurtër, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Hardinaj-Stublla, pas takimit që ka zhvilluar të martën me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin, Arne Sannes Bjørnstad dhe Ambasadorin Norvegjez në Prishtinë, Jens Erik Grøndahl.

“Kosova për më shumë së një dekadë, ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në dialog, por pa epilog. Tani, Kosovës dhe Serbisë i duhet dialog me epilog, dhe kjo duhet të ndodhë të afat sa më të shkurtër – që të ndodhë njohja e ndërsjellë në kufijtë ekzistues, dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor përfundimisht të hyjnë në agjendën euro-integruese.

Ky ishte mesazhi që përcolla sot, duke theksuar gatishmërinë e Kosovës për të respektuar një agjendë të definuar të dialogut në aspektin kohor, nën lidershipin e SHBA-ve dhe në koordinim me BE-në, gjithnjë duke ruajtur tri parimet e panegociueshme të Kosovës: integritetin territorial, rendin Kushtetues, dhe karakterin unitar të vendit”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla në profilin e saj në Facebook.

Ndër të tjera, ajo tha se “teksa Kosova është drejt procesit zgjedhor, bëra të ditur se nuk do të ketë asnjë vakum institucional, dhe se do të vazhdojë traditën e zgjedhjeve të lira e demokratike”./Insajderi.com

May be an image of 1 person