
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla për mosdeklarimin e pasurisë, njofton Insajderi.
Haradinaj-Stublla është liruar nga akuzat sepse nuk është vërtetuar se e njëjta ka kryer këtë vepër penale.
Ish-kryediplomatja kosovare akuzohej se si këshilltare politike e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë shtatorit të 2017, nuk kishte deklaruar pronësinë e saj mbi një biznes të regjistruar në Londër.
Ajo në tetor të 2019 është shpallur fajtore nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprën penale “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë” dhe u dënua me tetë muaj burgim me kusht, e njëmijë euro gjobë.
Por, pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e kishte anuluar aktgjykimin e Themelores dhe rastin e ktheu në rigjykim. /Insajderi.com