Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me 12 vite burgim ish-pjesëtarin e grupeve kriminale serbe, Zoran Gjoki, njofton Insajderi.
Sipas saj, ky dënim është i vonuar, teksa shton se drejtësia duhet të vijë e plotë, pasi kjo nuk është aspak fitore.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla u shpreh se “Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij”.
“Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e ‘Kristalit’ në Pejë, Zoran Gjokiq-in.
E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidal. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ministrja në detyrë./Insajderi.com
Kosova e pavarur e ka marrë drejtësinë në duart e veta, dhe sot e provoi duke dënuar më në fund të tmerrshmin e…
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Thursday, February 11, 2021