Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka dalë në mbështetje të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila mori vendim për organizimin e varrimit të një gruaje të nacionalitet serb, e cila kishte vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, njofton Insajderi.
Haradinaj-Stublla ka thënë se një veprim i tillë tregon se në Kosovë përherë ka ekzistuar harmonia ndër-etnike dhe ndër-fetare.
“Njoftimi i kryetarit të Komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për bashkë-organizimin me Bashkësinë Islame të Kosovës për ceremoninë e varrimit të një gruaje me nacionalitet serb, e cila vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, dëshmon harmoninë e vërtetë ndër-etnike dhe ndër-fetare, e cila gjithmonë ekziston në Kosovë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Tëitter.
E lidhur me këtë, ka reaguar edhe BIK’u, teksa ka thënë se harmonia dhe toleranca janë vyrtyte të shqiptarëve./Insajderi.com