Haradinaj – Stublla pret vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Budapest

Haradinaj – Stublla pret vendosjen e shtatores së Skënderbeut në Budapest

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në kuadrin e vizitës së saj diplomatike në Budapest, ka ndarë kohen edhe për vizita të vendeve historike, njofton Insajderi.

Haradaj – Stublla, në kuadrin e këtyre vizitave ka vizituar sheshin që mban emrin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Sheshi që ka emrin e  Skënderbeut në Budapest, aktualisht mban një pllakë me emrin dhe datën e lindjes dhe vdekjes së heroit të shqiptarëve, ndërsa ministrja Haradinaj – Stublla pret që aty në të ardhmen të vendoset edhe një shtatore e Skënderbeut.

Haradinaj – Stublla më pas ka thënë se një shtatore aty mu përball heroit të hungarezëve Janosh Huniadit, njëherit dhe aleatit të Skënderbeut në luftën kundër turqve do ta plotësonte simbolikën historike në kuptimin e plotë të fjalës./Insajderi.com