Haradinaj-Stublla: Rrugëtimi i Kosovës deri këtu s’mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave

Haradinaj-Stublla: Rrugëtimi i Kosovës deri këtu s’mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj- Stublla, deklaroi se rrugëtimi i Kosovës nuk mund të paramendohet pa kontributin dhe rolin e grave, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh Haradinaj-Stublla në konferencën virtuale të organizuar në Javën e Grave, me temë “Le të ndryshojmë fytyrën e politikës: Koha është tani!”, ku pjesëmarrës ishin edhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde dhe Sekretari Parlamentar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Rob Oliphant.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se gra vendore dhe ndërkombëtare kanë lënë gjurmë të pashlyera në ndërmjetësimin e shumë marrëveshjeve në rrugëtimin e Kosovës për shtetësi, të cilat hapën perspektivën për një rajon në paqe dhe të qëndrueshëm./Insajderi.com