Haradinaj-Stublla: Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit

Haradinaj-Stublla: Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e Uashingtonit

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për falënderimin që ky i fundit ia ka bërë ambasadorit të Angolës në Beograd për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Ajo këtë kat e konsideron si shkelje të marrëveshjes që Serbia është zotuar t’i përmbahet në Uashington.

“Siç edhe është pritur, Ivica Daçiq nuk është i lodhur nga konfliktet dhe agresioni diplomatik. Sot ai e falënderoi ambasadorin e Angolës në Beograd që nuk e ka njohur Kosovën dhe për respektim të të ashtuquajturit “integritet territorial i Serbisë”. Dhe pika e 15-të e Marrëveshjes në Uashington e ndërmjetësuar nga presidenti Donald Trump është shkelur sërish nga Serbia”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter./Insajderi.com