
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj tha se shpifësit ia pamundësuan asaj që të marrë pjesë në hapje.
“Edhe pse shpifësit ma pamundësuan kurorëzimin e kësaj pune me praninë time të planifikuar sot në Jerusalem, jam shumë e lumtur që përkundër pengesave të mëdha brenda e jashtë, kjo arritje u përmbyll – duke hapë horizont të ri për Kosovën tonë”, ka shkruar ajo.
Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së Jashtme dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmëri të Kosovës pas akuzave për manipulim me vota. /Insajderi.com