Haradinaj – Stublla takon shefin e zyrës së BE-së në Kosovë – kërkon njohje nga pesë vendet që se kanë njohur Kosovën

Haradinaj – Stublla takon shefin e zyrës së BE-së në Kosovë – kërkon njohje nga pesë vendet që se kanë njohur Kosovën

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, njofton Insajderi.

Siç njofton Haradinaj – Stublla, në profilin e saj në Facebook, Haradinaj – Stublla, ka treguar se e ka shprehur qëndrimin që ka Kosova për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Rikonfirmova orientimin Euro-Atlantik të Kosovës, si rrugë e pa-alternativë për Kosovën.

Shpreha vendosmërinë e Kosovës për një marrëveshje gjithpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht të detyrueshme, e cila sjellë njohjen reciproke mes dy vendeve, në koordinim të plotë me ShBA-të dhe me ndihmën e Bashkimit Europian”.

Tutje Haradinaj – Stublla, ka thënë se “ka kërkuar nga Tomáš Szunyog, që të bëjnë njohjen e Kosovës edhe pse vendet anëtarë të BE-së që muk e kanë bërë deri më tani”.

“Tash pas marrëveshjes së Uashingtonit për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe njohjes nga Izraeli, presim që edhe Bashkimi Europian të lehtësoj përafrimin njohjes nga pesë vendet anëtare të BE që ende nuk e kanë bërë një gjë tillë. Gjithashtu presim veprim strategjik për obligimet e mbetura kontraktuale në të drejtën e fituar të Kosovës për lëvizje të lirë pa viza”./Insajderi.com