Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj – Stublla, ka reaguar pas shqetësimeve të shumta që ka ngritur mërgata për shkak të vendimit të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të gjithë votuesit të verifikohen përmes telefonit, njofton Insajderi.
Haradinaj – Stublla përmes një postimi në facebook, ka thënë se pas bisedës me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, është kuptuar se vendimi për verifikimin e aplikacioneve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, është bërë për t’i evituar keqpërdorimet e mundshme të votave nga jashtë.
Tutje shefja e diplomacisë kosovare, ka thënë se ky vendim është marrë me anë të një pajtimi mes të gjithë anëtarëve të KQZ-së, gjë që dëshmon se të gathë përfaqësuesit e spektrit politik janë dakord që te ketë proces zgjedhor me standarde të larta.
Tutje Haradinaj Stublla ka thënë se është e informuar nga Daka se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt.