Haradinaj-Stublla thotë se mbeti pa Facebook pas statusit ku e quajti Vuçiqin “këlysh të Rusisë”

Haradinaj-Stublla thotë se mbeti pa Facebook pas statusit ku e quajti Vuçiqin “këlysh të Rusisë”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se ka mbetur pa Facebook, pas statusit të saj ku e quajti “këlysh të Rusisë”, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Insajderi.

Haradinaj-Stublla me anë të një shkrimi të publikuar në Twitter, tha se “Postimi ‘Politika e këlyshëve të Rusisë’ më la pa llogarinë time në Facebook”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.

Ministres së MPJD-së i është hakuar llogaria personale në Facebook, në të njëjtën ditë kur ajo e kishte quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiq “këlysh i Rusisë”, meqë, sipas saj, ai shërben si dorë e zgjatur e propagandës ruse për minimin e sigurisë në Ballkan.

“Politika dhe qasja e “këlyshit Rusisë” është qartazi kundër vlerave të BE-së dhe politikave të sigurisë së Ballkanit. Të gjitha përpjekjet ruse dhe serbe për të minuar paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit janë të papranueshme për Kosovën dhe, me siguri, do të dështojnë, njësoj sikurse kapitullimi i tyre famëkeq në 1999-n”, ka shkruar tutje udhëheqësja e dikasterit të Punëve të Jashtme, duke iu referuar fushatës së bombardimeve të NATO-s. /Insajderi.com