Haradinaj-Stublla: Torres pajtohet që duhet të kërkohet drejtësi për gjenocidin në Kosovë

Haradinaj-Stublla: Torres pajtohet që duhet të kërkohet drejtësi për gjenocidin në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka deklaruar se kongresmeni i ri amerikan, Ritchie Torres, pajtohet se drejtësia duhet të kërkohet dhe sigurohet për të gjitha viktimat e luftës gjenocidale të spastrimit etnik të Millosheviqit në Kosovë, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj-Stublla ka thënë se këtu përfshihen edhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës si dhe vrasja e vëllezërve Bytyqi, që si shtetas amerikanë u ekzekutuan si pengje të luftës nga forcat paramilitare të Serbisë.

“Përderisa Kosova e falënderon përzemërsisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për miqësinë dhe mbrojtjen e fuqishme të të drejtave dhe aspiratës sonë për Kosovë të lirë, sovrane dhe të pavarur – që sot po përfundon punën e tij 32-vjeçare në Kongresin amerikan, njëkohësisht urojmë për detyrën e re që do të marrë ditën e sotme, kongresmenin Ritchie Torres”, ka shkruar ajo.

Haradinaj-Stublla ka thënë se “bashkëbisedimi me të për rrugëtimin e tij në politikën amerikane, si dhe për inkurajimin e madh e lidhjen e fortë me aktivistin e të çështjes sonë kombëtare Harry Bajraktari, janë shpresë e madhe se miqtë e Kosovës në Amerikë nuk do të zvogëlohen asnjëherë, ashtu siç duan e shpresojnë kundërshtarët e Kosovës”./Insajderi.com

MIQTË E KOSOVËS NË AMERIKË PO SHTOHEN

Përderisa Kosova e falënderon përzemërisht Kongresmenin Amerikan Eliot Engel për…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Monday, January 4, 2021