Ministrja e Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, është shprehur se i mirëpret zgjedhjet e reja, teksa ka shtuar se nga partia e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë gati, njofton Insajderi.
Haradinaj, përmes rrjetit social ‘Twitter’-it, ka thënë se “zgjedhjet janë festë e demokracisë dhe se ne jemi gati”
Gjykata Kushtetuese, përgjatë ditës së djeshme, pas seancës publike të mbajtur, e mori vendimin që ta shpallë jo-kushtetuese votën e deputetit Etem Arifi për votimin e Qeverisë Hoti.
Kushtetuesja i dha vendit afat prej 40 ditësh për të shkuar në zgjedhjet qendrore./Insajderi.com