Haradinaj: Synojmë ta fitojmë Prishtinën

Haradinaj: Synojmë ta fitojmë Prishtinën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka pritshmëri të mëdha sa i përket zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, njofton Insajderi.

Haradinaj thekson se është bërë një punë e madhe nga partia që drejton për zgjedhjet lokale.

“Në nivel të qeverisjes komunale është bërë punë e mirë nga Aleanca me komunat, si në Suharekë, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Junik por edhe kudo ku Aleanca ka pasur përgjegjësi, dhe besoj që qytetarët do t’i japin besimin kryetarëve të komunave, qeverive komunale”, ka thënë ai, raporton EO.

Ai po ashtu thekson se pretendimet e kësaj partie janë që njëkohësisht të fitojnë edhe besimin e komunave tjera, në theks të veçantë Prishtinën, me kandidatin Daut Haradinaj.

“Njëkohësisht pretendojmë që të fitojmë besimin edhe të komunave tjera, një fokusim kemi në Prishtinë, Podujevë e Istog, pra është një situatë e re dhe besoj që do ta marrim besimin”, deklaroi ai. /Insajderi.com