Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, temë takimi i Berlinit dhe i ardhshmi në Paris

Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, temë takimi i Berlinit dhe i ardhshmi në Paris

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton kryeministri në Facebook, me Heldt kanë biseduar  për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon.

“E falënderova Ambasadorin Heldt për mbështetjen e vazhdueshme politike dhe financiare për proceset e rëndësishme të qeverisjes në vend dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, siç shpreha përkushtimin tonë për të çuar përpara agjendën bilaterale mes dyja vendeve”, ka njoftuar kryeministri Haradinaj në Facebook.