Një takim në Durrës

Haradinaj takohet me Kryemadhin – kryetaren e LSI-së

Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Shqipëri. Është takuar me Monika Kryemadhin. Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur vet Haradinaj, por arsyen e takimit jo.

Haradinaj takohet me Kryemadhin – kryetaren e LSI-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Monika Kryemadhin, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, njofton Insajderi.

Takimi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga vetë Haradinaj.

“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai nuk ka bërë të ditur arsyen e takimit me Kryemadhin e as atë të vizitës së tij në Shqipëri./Insajderi.com