
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar. Biseduan për sundimin e ligjit.
Haradinaj tha se “sundimi i ligjit është prej elementeve kryesore të secilit vend demokratik”.
“Në takim me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, diskutuam për zhvillimet në vend dhe mbështetjen që ky mision i ofron institucioneve të vendit në tema të ndryshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”, tha Haradinaj në Facebook.
Ai shtoi se “Pavarësisht situatës politike dhe asaj ekonomike, që është dëmtuar për shkak të gjendjes pandemike, sundimi i ligjit është prej elementeve kryesore të secilit vend demokratik, e që Kosova po e forcon çdo ditë e më tepër”. /Insajderi.com