Haradinaj takohet me Theresa May

Haradinaj takohet me Theresa May

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që është duke u mbajtur në Poznan të Polonisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Haradinaj, ka bërë të ditur se kryeministren May e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dy vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kryeministri në shkrimin e bërë në Facebook ka pohuar se, kryeministren May e ka falënderuar për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë.