Haradinaj në një festë në Shkup, takon Zaevin

Haradinaj në një festë në Shkup, takon Zaevin

E shtunë mbrëma, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar në Shkup ku po merr pjesë në një festë. Aty e ka takuar edhe homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pati një bisedë miqësore me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

“Bisedë miqësore me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sonte në Shkup. Gjithmonë kënaqësi të bashkohemi me miq të mirë!”, shkroi kryeministri kosovar në detyrë.

Haradinaj po merr pjesë në një festë të ditëlindjes në një familje afariste nga Dibra.

“Në Shkup, në festën e ditëlindjes së Ilirit, në familjen e atdhetarit të shquar dhe afaristit të suksesshëm dibran, mikut tim dhe të të gjithë shqiptarëve, Turhan Rusit, i cili një jetë u vu në shërbim te atdheut. Mirënjohës edhe dy djemve tjerë të Turhanit, Selimit dhe Arbenit me familje, për mikpritjen në ditëlindjen e vëllaut Ilirit. Urime e veç për gëzime pritshi. Faleminderit për nderimin që na bëtë Anites dhe mua!”, thuhet të një postim të mëhershëm të tij.