Haradinaj takohet me Minxhozin, bisedojnë për zgjedhjet

Haradinaj takohet me Minxhozin, bisedojnë për zgjedhjet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj është takuar në mëngjesin e sotëm me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjatë këtij takimi kanë biseduar për zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe për bashkëpunimin në mes dy vendeve.

“Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qemal Minxhozi, me të cilin bisedova për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka përfunduar shkrimin e tij.

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një vazhdë të takimeve. Ai para sa dite është takuar edhe me ambasadorin e Britanisë, Amerikës. /Insajderi.com