Haradinaj takohet me Pacollin, bisedojnë për formimin e institucioneve

Haradinaj takohet me Pacollin, bisedojnë për formimin e institucioneve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka konfirmuar Muharrem Nitaj nga AAK, i cili ka thënë se takimi ka qenë përmbajtjesor.

“Po është e vërtetë. Sot Kryetari Haradinaj ka pasur një takim shumë përmbajtjesor me Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin. Është biseduar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Nitaj.

“Haradinaj e Pacolli kanë diskutuar për krijimin e institucioneve, kjo në frymën e kapërcimit të situatës së krijuar.  Ju e dini që AKR dhe zoti Pacolli, kanë ditur të luajnë rol konstruktiv në disa situata te kaluara dhe kjo duhet vlerësuar”, ka thënë Nitaj.

“Ajo që mund të them është se jo vetëm zoti Haradinaj si i nominuar për kryeministër, dhe PAN si koalicion fitues, por edhe zoti Pacolli dhe AKR, janë të vëmendshëm për rolin që kane në krijimin e institucioneve, ajo çfarë është edhe kërkesë e qytetarëve”, ka sqaruar ai në një deklaratë për Express.

Nitaj ka njoftuar se takimi është realizuar në shtypin e Pacolli.

Pacolli ka takuar sot edhe kandidatin tjetër për kryeministër, Albin Kurtin./