![Haradinaj takon Apostolovën, bisedojnë për vazhdimin e partneritetit BE-Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/82803942_1573348136122928_1491832069649596416_n-730x440.jpg)
Kryeminstri në detyrë Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Haradinaj përmes një shkrimi në “facebook”, tha se me Apostolovën biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe vazhdimin e partneritetit mes Kosovës dhe BE-së.
“Prita sot në takim shefen e zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend dhe vazhdimin e partneritetit në projektet e përbashkëta. Theksova se institucionet e vendit janë të përkushtuara për të vazhduar obligimet kontraktuale sipas MSA-së, në të gjitha etapat tona të funksionimit dhe se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, fakt ky që i mbetet BE-së të vendos në të drejtën tonë për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë! RH”, ka shkruar Haradinaj.