Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Krushën e Madhe, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka takuar gratë e këtij rajoni që merren me kultivimin e perimeve duke thënë se aktiviteti i tyre ndikon në vlerën e shtuar të ekonomisë së vendit.
“Kombinati “Krusha”, falë punës frymëzuese e të palodhshme të grave, sot ka fituar respektin e të gjithë neve, si tregim suksesi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai është zotuar se do t’i përkrahë në të ardhmen gratë e Krushës së Madhe në projektet e tyre sipërmarrëse.