
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ish-inistrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin.
Me Hasanin, Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për proceset politike dhe projektet ekonomike në Kosovë, me theks të veçantë në Anamoravë.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Anamorava do ta ketë përkrahjen e qeverisë për zhvillim ekonomik.
“Prita sot në takim Ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani me të cilin biseduam për proceset politike në vend dhe për projektet konkrete ekonomike, me theks të veçantë për mundësitë zhvillimore të Anamoravës. Ky rajon tashmë numëron ndërmarrje e prodhues me storie suksesi dhe gatishmëria e Qeverisë për t’i mbështetur në planin afatgjatë zhvillimor nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.