Haradinaj në Hagë: Për arrestimin tim familjarët morën vesh nga mediat

Haradinaj në Hagë: Për arrestimin tim familjarët morën vesh nga mediat

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot para gjyqit në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Haradinaj derisa mori fjalën para gjykatësit të Speciales, tha se familjarët e tij nuk e kanë ditur se ka arritur mirë në Hagë dhe se për arrestimin e kanë kuptuar nga mediat.

“Pas tri-katër ditë e kanë marrë vesh familja qe kam arritur mirë në Hagë. Për arrestim e kanë marrë vesh nga mediat”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse i është lejuar që të kontaktojë dikë pas arritjes në Hagë, Haradinaj tha se nuk ia kanë lënë numrat e familjarëve dhe se ato i kishte në telefonin e tij personal.

Ai tutje tha se nuk ka biseduar me familjarët e tij deri mbrëmë. /Insajderi.com