Haradinaj thotë se nuk shkon në zyrat e organizatës sepse nuk i përgjigjet EULEX-it

Haradinaj thotë se nuk shkon në zyrat e organizatës sepse nuk i përgjigjet EULEX-it

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka njoftuar se nuk do të shkojë në zyrat e organizatës derisa aty qëndrojnë forcat e policisë së EULEX-it, njofton Insajderi.

Haradinaj ka thënë që edhe pse ishte nisur për në zyrat e OVL së UÇK-së, tani ka vendosur të mos shkojë aty meqë siç nuk i bindet dhe nuk e njeh Gjykatën Speciale.

“Nuk do të hyjë brenda sepse tash kryetarin (Hysni Gucati) ata veç e kanë arrestuar, dhe mua kryetari më thirri që duhet me qenë prezent dhe më ka thirrë që po thonë edhe ata, por unë atyre nuk u bindem dhe nuk shkoj. Përndryshe erdha në Prishtinë, do të jem këndej por nuk shkoj aty sepse nuk i zbatoj dhe nuk i njoh” ka thënë Haradinaj për KosovaPress.

Ai tha se meqenëse tashmë e kanë arrestuar kryetarin Hysni Gucati nuk ka pse të shkojë në zyre të organizatës.

“Meqenëse ata e paskan kryer unë aty nuk shkoj sepse nuk u përgjigjem atyre”, tha ai. /Insajderi.com