Haradinaj tregon arsyen për arrestimin e pesë zyrtarëve të “Mehmet Akif”

Haradinaj tregon arsyen për arrestimin e pesë zyrtarëve të “Mehmet Akif”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar në konferencën për media arrestimin e sotëm të pesë zyrtarëve të Kolegjit “Mehmet Akif”. Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për arrestimin e pesë zyrtarëve të këtij kolegji.

“Unë nuk kam ditë përpara që do të ndodhin këto ndalime kam kërkuar informacione, arsyeja  e ndalimit është mënyra e qëndrimit e pa definuar dhe dihet se çështja e të huajve duhet të rregullohet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur i bindur se arsyeja e arrestimit ka qenë pikërisht mungesa e procedurave të qëndrimit në Kosovë duke mohuar se ka të bëjë me qëllime politike.

“Me sa e di unë është vetëm kjo mungesë e procedurave të qëndrimit në Kosovë nuk besoj që ka të bëjë me këtë çështje”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media./Insajderi.com