fbpx

Haradinaj tregon arsyen pse Kosova nuk mori pjesë në Samitin e Çekisë

Haradinaj tregon arsyen pse Kosova nuk mori pjesë në Samitin e Çekisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka treguar arsyen për mos pjesëmarrjen e tij në Samitin e Çekisë.

Ai përmes një postimi të tij,  ka thënë se për shkak të angazhimeve në zgjedhje nuk do të marrë pjesë në Samitin e Republikës së Çekisë.

“Kosova ka hyrë në një cikël të zgjedhjeve të parakohshme dhe angazhimet në këtë kohë të rëndësishme për vendin, kanë pamundësuar pjesëmarrjen time në punimet e Samitit të V4 dhe ËB6, nën kryesimin e Republikës së Çekisë” ka shkruar Haradinaj.

Përmes një letre Haradinaj i ka shprehu falënderime kryeministrit të Republikës së Çekisë për ftesën që i ka bërë, duke i thënë se Kosova do të vazhdojmë të jetë kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Përmes kësaj letre i kam shprehur falënderimet e sinqerta Kryeministrit të Republikës së Çekisë, z. Andrej Babis, për ftesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës për të marrë pjesë në Samit, dhe çmojmë lartë përkushtimin e Republikës së Çekisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe perspektivës evropiane të rajonit.
Si Kosovë do të vazhdojmë të jemi kontribues serioz për paqe dhe stabilitet në rajon dhe ndaj dialogut me Serbinë, i cili do të përfundoj me njohje reciproke, në kufijtë ekzistues” ka përfunduar Haradinaj./Insajderi.com