Haradinaj tregon nëse ka të prekur kosovar nga tërmeti në Izmir

Haradinaj tregon nëse ka të prekur kosovar nga tërmeti në Izmir

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, përmes rrjetit social të saj “Twitter”, ka konfirmuar se nuk ka asnjë të prekur kosovar nga tërmeti që goditi sot qytetin e Izmirit në shtetin e Turqisë.

Deri tani, nga komninikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë – nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar”. Ka thënë Haradinaj në postimin e saj, transmeton Insajderi.

Ajo, ka udhëzuar që të gjithë të prekurit nga Kosova, të paraqiten në ambasadën e Kosovës në Turqi/Insajderi.com