Haradinaj tregon për ofertat që i ka pasur për ndarjen e Kosovës

Haradinaj tregon për ofertat që i ka pasur për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i dorëhqur i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar për ofertat që i ka pasur për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj, në një intervistë në Syri TV, tha se ofertat për ndarjen e Kosovës nuk kanë munguar, ndonëse jo hapur.

“Është provuar në mënyra të ndryshme për dobinë e fleksibilitetit. Nuk kanë guxuar hapur me ma sjellë në tavolinë. Unë i takoj një agjende tjetër. Jam i gëzuar shumë që ka një vetëdije në popull kundër ndarjes. Nuk është më Kosova as e 17 shkurtit as e GJND. Qëndrimi i taksës nuk është populizëm, ishte qëndrim. Po më kanë pyetur çfarë jepni ju për njohjen. Sa për Merkel ajo ka një qëndrim shumë të qartë kundër ndarjes”, është shprehur Haradinaj.

Ai sot do të niset për në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale, ku do të intervistohet si i dyshuar.