Edi Rama në vizitën e tij në Kosovë është takuar pothuajse me të gjithë liderët politik e partiakë.
Përveç njërit.
Ramush Haradinajt.
Rama nuk e ka takuar Haradinajn e vështirë se do ta takojë edhe në ditën e dytë të vizitës së tij.
Haradinaj është pyetur për këtë. Përse nuk u takua me Ramën?
Kryetari i Aleancës tha se edhe po të donte nuk do të mundte, pasi këta të dy janë në luftë gjyqësore me njëri tjetrin.
Rama e ka paditur Haradinajn për shpifje, kur ky i fundit kishte deklaruar se Rama ka marrë para për të realizuar një plan që e ndanë Kosovën.
“S’mund të ulem me të, sepse jemi palë në një gjykatë, do të ishte konflikt”, tha Haradinaj. /Insajderi.com