Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president

Kryetari i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth pasuesit të tij në parti, nëse eventualisht ai vetë do të marrë pozitën e presidentit të vendit, transmeton Insajderi.

I ftuar në emisionin ‘Pressing’ të T7, Haradinaj tha se nënkryetari i parë i AAK’së është Ardian Gjini dhe ky mund të marrë edhe postin e kryetarit të kësaj partie.

“Ardian Gjini është nënkryetar i parë. Mund të zgjidhet prapë ai në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

“Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, shtoi Haradinaj. /Insajderi.com