
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar për aksionin në Karaçevë duke e përgëzuar Policinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar, “Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken”, duke i bashkangjjtur postimit një fotografi të aksionit të së premtes, njofton Insajderi.
Simbolika “Koka e krimit”, u përmend të shtunën në një konferëncë për media nga Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili tha se; “Në Karaçevë ishte bishti i krimit pasi koka është në Prishtinë”.
Në këtë aksion ka pasur arrestime dhe shkatërrime objektesh ku po ushtroheshin vepra të paligjshme. /Insajderi.com
Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken.Krenar me policinë tonë.
Gepostet von Daut Haradinaj am Samstag, 19. September 2020