Haradinaj tregon vendimet që do t’i ndërmarrë nëse fiton zgjedhjet

Haradinaj tregon vendimet që do t’i ndërmarrë nëse fiton zgjedhjet

 Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në debatin “Fol Hapur” ka shpalosur  vendimet e para që do të marrë Qeveria e re nëse fiton zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se vendimet e para kryesisht do të lidhen më ekonominë.

“Zbatimi i Ligjit për TVSH-në, që mos me u pagu në kufi, në dogana. Do të jenë kryesisht vendime qeverisëse që kanë lidhje me ekonominë. Është një listë e gjatë që e vendimeve për qeverisjen e re, që do të kenë lidhje me Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se gjatë qeverisje së tij nuk është prodhuar rrymë.

“Kur kom marrë unë qeverinë, nuk është prodhur rrymë, besoni ose jo. Pra nuk është mih qymyr dhe ne kemi importu qymyr nga fqinjtë”, ka thënë ai.