Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh, përmes së cilit u ka bërë thirrje të gjitha partive politike në vend që ta përkrahin dhe të ia japin votën për t’u zgjedhur president i vendit, njofton Insajderi.
Haradinaj i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë bartës i listës me emrat e kandidatëve për deputet nga AAK-ja, u ka kërkuar partive që “të bashkohemi ashtu siç kanë ditur të bashkohen shqiptarët në ditë të vështira” dhe “Të bëhemi NJË për Kosovën!”.
“Unë kam kërkuar besimin tuaj për president të vendit, e nëse unë zgjedhem president, do të jem roje i Kosovës, i Kosovës së pavarur, i Kosovës që është shtëpia e të gjithëve neve.
Kërkoj të jemi të bashkuar, pra për Kosovën tonë”, thuhet në video-mesazhin e Haradinaj.
Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e tij për president të vendit menjëherë pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Por, kandidaturën e Haradinajt deri më tani nuk e ka përkrahur asnjë nga partitë politike./Insajderi.com