Haradinaj u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së

Haradinaj u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar, reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të UÇK-së në zonën e Dukagjinit ka reaguar në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajt në cilësinë e të dyshuarit, shkruan Insajderi.

OVL përmes një komunikate ka thënë se e çmojnë veprimin e dorëheqjes së Haradinajt dhe se një akt të tillë, e konsiderojnë hap burrëror.

“Ne i bëjmë thirrje spektrit politik të vendit, të qëndrojë bashkë dhe të marrë shembullin e Haradinajt, të jenë të vendosur e jo të bëjnë pazare në kurriz të territoreve dhe qytetarëve. OVL UÇK Dukagjin, do të jetë në përkrahje të pafajësisë së Gjeneralit Haradinaj dhe të gatshëm për çfarë do situate që paraqitet”, thuhet në komunikatën e OVL-së në Dukagjin.

Ata kanë bërë thirrje për të treguar pjekuri dhe të vendosen interesat kombëtare mbi të gjitha./Insajderi/