Haradinaj: U jemi borxhli të rënëve

Haradinaj: U jemi borxhli të rënëve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Jasharët i kanë dhënë emër sakrificës për liri, njofton Insajderi.

Haradinaj, në shënim të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, theksoi se Kosova u është borxhli të rënëve pa të cilët as nuk mund të imagjinohej liria e vendit.

“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri. Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Ne u jemi borxhli të rënëve, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej! Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt! Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./Insajderi.com