Haradinaj: U kujdesëm për kryeqytetin më shumë se të tjerët

Haradinaj: U kujdesëm për kryeqytetin më shumë se të tjerët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar më strukturat e partisë së tij në Prishtinë, njofton Insajderi

Ai në profilin e tij në Facebook, ka thënë se  Prishtina si kryeqytet ka përjetuar dorën e nivelit qendror vetëm kur AAK udhëheqi me qeverinë.

“Vetëm Aleanca i pagoi borxhin Prishtinës, duke e shtyrë para dhe miratuar ligjin, i cili u mohua nga të tjerët. Ne u kujdesëm për Prishtinën më shumë se të gjithë të tjerët, edhe pse asnjëherë nuk na u dha besimi për ta udhëhequr”./Insajderi.com