Haradinaj: Unë kam frikë me thirrë mbledhje të qeverisë ma

Haradinaj: Unë kam frikë me thirrë mbledhje të qeverisë ma

Në fillim të mbledhjes së qeverisë, kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj i ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që të vendosin se çfarë të bëhet me situatën e krijuar.

Haradinaj tha se nga sot ai do të ketë frikë që ta thirrë prapë një takim të qeverisë pa u konsultuar me Gjykatën Kushtetuese, shkruan Insajderi.

“Më duhet të ju siguroj se prej sot unë kam frikë me thirrë mbledhje të qeverisë ma, se nuk e di më cili vendim i cilës kategori është” ka thënë Haradinaj.

Ai deklaroi se edhe nëse do të kishte marrëveshje me partnerët e koalicionit, do të jetë i detyruar ta bëjë qartësimin ligjor për punën e qeverisë përmes Gjykatës Kushtetuese.

“Edhe nëse bëjmë marrëveshje me zotin Veseli ezotin Limaj, unë nuk kam marrëveshje me Gjykatën Kushtetuese. Do të jem i detyrum që qartësimin ligjor me e bë prej Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Haradinaj. /Insajderi.com