
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, njofton Insajderi.
Haradinaj, përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar kandidatët për deputetë të AAK-së dhe diasporën për, siç tha, punën e tyre të jashtëzakonshme.
“Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Kosovës dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, falënderim të posaçëm për të gjithë kandidatët për deputetë, aktivistët, strukturat e Aleancës dhe diasporën, për punën e tyre të jashtëzakonshme! Urime Dita e Pavarësisë! Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Insajderi.com