Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke thënë se 13 vjet më parë u vulos sovraniteti i Kosovës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se ky përvjetor shënohet me sukses, por se ka edhe sfida të tjera që duhet kaluar.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”.
“Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar. Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar”.
Ai ka theksuar se demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.
“Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!”./Insajderi.com