
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Sot në të gjitha shkollat e Kosovës ka fillluar faza e parë e vazhdimit të mësimit klasik.
Për shkak të pandemisë COVID-19 është apeluar kujdes i madh nga institucionet për mësimdhënësit, nxënësit e prindërit, njofton Insajderi.
Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka thënë të hënën se ky është një shtator ndryshe për dallim nga herat e tjera.
“Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar më parë, do e fillojmë një vit të ri shkollor, me masa e kujdes të shtuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Lideri i AAK-së përgëzoi ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe drejtoritë komunale të arsimit duke iu dëshiruar vit të mbarë e të suksesshëm. /Insajderi.com
Të dashur nxënës, mësimdhënës e prindër! Është një shtator ndryshe nga vitet e tjera. Me sfida që nuk i kemi përjetuar…
Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 13. September 2020