Kështu e uron Haradinaj presidentin e ri të Malit të Zi

Kështu e uron Haradinaj presidentin e ri të Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Milo Gjukanoviq, për rezultatin pozitiv në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, ku, sipas rezultateve të para, Gjukanoviq ka fituar me rreth 54 për qind të votave.

“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Po ashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike”.