Haradinaj: Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e gjeneralit Mattis

Haradinaj: Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e gjeneralit Mattis

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës, Ramush Haradinaj, dërgimin e kontingjentit të Forcave të Sigurisë̈ së Kosovës në Iowa për mision paqeruajtës, e quan jetësim të punës së vazhdueshme dhe strategjike që është bërë̈ në vazhdimësi si Kosovë, për të vendosur partneritet dhe aleancë të përjetshme me ShBA-të.

“Ushtria e Kosovës u bë me bekimin e Gjeneralit Mattis dhe sot Kuvendi i Kosovës mori vendim historik, për t’i dhënë drejtim synimit tonë, për një̈ ushtri që do të sigurojë paqen në vend dhe në botë”, ka reaguar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Tutje ai është shprehur se kjo është ditë e madhe për Kosovën.

“Gëzuar Kosovë, Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën”./Insajderi.com